Kosova, çështje e të gjitha çështjeve për Serbinë

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 12:26 | Nga

Zgjidhja e problemit të Kosovës do të jetë çështje kryesore politike e këtij vitit për Serbinë nga e cila varet drejtpërdrejt shpejtësia e përparimit të këtij vendi për në Bashkimin Europian.

Kjo, siç shkruan ‘blic” i Beogradit, nuk është dhe ndonjë risi marrë para sysh se Kapitulli 35 që merret kushtimisht me Kosovën, është i hapur dhe do të mbyllet i fundit, transmeton Koha.net.

“Në vitin 2018 na presin bisedime të vështira rreth përpjekjeve për zgjidhjen afatgjatë të problemit të Kosovës. Nga ana tjetër do të jenë të vështira edhe bisedat se si t’i ruajmë interesat tona kombëtare e shtetërore në kushtet e presioneve të mëdha dhe të kushtëzimeve të ndryshme e të shantazheve. Vërtet është detyrë e vështirë para kryetarit Vuçiq dhe për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, citon “blic” të ketë thënë shefi serb i diplomacisë Ivica Daçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme