Kosova dhe Islanda dakordohen për bashkëpunimin mes dy vendeve

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është takuar në Islandë me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Gudlaugur Thór Thórdarson, me të cilin diskutuan për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe thellimin e bashkëpunimit me këtë vend anëtar të Zonës Schengen.

Thórdarson theksoi se Islanda e ka përkrahur Kosovën deri më tani, ashtu si do të jetë edhe në të ardhmen, jo vetëm për lëvizjen e lirë por edhe në integrimin në organizatat ndërkombëtare, për çka Hoxha e falënderoi dhe theksoi angazhimin e të gjitha institucioneve për thellimin e bashkëpunimit me këtë vend mik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme