Kosova dhe Kanadaja nënshkruajnë Letrën e Qëllimit të Mirë

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 10:15 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne, sot janë zotuar se Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes dy vendeve tona, duke nënshkruar Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje.

 Presidenti Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë është në rritje, veçanërisht në ekonomi, me theks të veçantë në fushën e minierave.

 Ndërsa, Ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne, ka thënë se Marrëveshja për Mbrojtje të Investimeve do të ketë shumë rëndësi për çdo investim të mundshëm në Kosovë.

 Presidenti Thaçi dhe ministri kanadez, François-Philippe Champagne, kanë folur edhe për reformat e bëra në ekonominë e Kosovës, ku konfirmim i suksesit në këto reforma është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, si dhe pranimi i Kosovës në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan.

 Presidenti Thaçi ka thënë se investimet kanadeze janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 2 peopleImage may contain: 2 peopleImage may contain: 2 people, people smiling, people standingImage may contain: 3 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people smilingImage may contain: 2 people, people smilingImage may contain: 3 people, people smiling, suitImage may contain: 2 people, indoorImage may contain: 2 people, suit and indoorImage may contain: 3 people, indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme