Kosova dhe Serbia e shohin ndryshe kompromisin

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Një raund i shkurtër, por, sipas fjalëve të vetë pjesëmarrësve i vështirë, i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është zhvilluar të mërkurën në selinë e shërbimit të veprimit të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët janë takuar në praninë e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, edhe pas këtij takimi kanë shprehur mendime të kundërta rreth asaj se si e shohin normalizimin e plotë të raporteve.

Përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vetëm njohja e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nënkupton zgjidhjen finale, presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se njohja e Kosovës nuk do të ishte kompromis.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme