Kosova e interesuar për përvojat e Katarit në fushën e administratës publike

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot një delegacion nga Katari, me të cilin u bisedua rreth nxitjes së bashkëpunimit më të shumëanshëm ndërmjet dy vendeve.

Ministri Yagcilar, me këtë rast, falënderoi z.Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi për vizitën e tyre, duke thekuar se ekziston mundësia për realizimin e një bashkëpunimi me interes të ndërsjellë, duke i dhënë rëndësi fushës së shkëmbimit të përvojave në fushën e administratës publike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Katarit.

Në anën tjetër, Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi shprehu gatishmërinë për nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve.

Delegacioni i Katarit kryesohej nga Ibrahim bin Abdullah Al Dhaimi, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Rregullativ për Bamirësi, Yousef bin Ahmed Al Kuwari, kryetar ekzekutiv i Katar Charity, Hashim Ibrahim Al-Sada sekeretar i parë i Ambasadës së shtetit të Katarit në Tiranë, si dhe Saleh Ali S. Al-Khaldi, drejtor i Njësisë për Çështje Ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme