Kosova e Kroacia me marrëveshje për punë fitimprurëse të anëtarëve të misionit diplomatik

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 10:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes për punën fitimprurëse të anëtarëve të një misioni diplomatik apo konsullor mes Kosovës dhe Kroacisë.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi tha se lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësisë së veçantë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja e lartë përmendur ka rëndësinë e lidhjes me Kroacinë. Marrëveshja ka për qëllim ofrimin e mundësisë fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo konsullor”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe propozim vendimin për t’i rekomanduar Presidentit dhënien e autorizimit ministres së Integrimit Evropian për nënshkrimin e marrëveshjes me BE për pjesëmarrjen e Kosovës më programin “Evropa për qytetarët”.

Të ngjashme