Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadoren kroate, Danijela Barishiq.

 Gjatë takimit, Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.

 Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi snë rrafshin e avansimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta

Të ngjashme