Kosova e “kushtëzuar” nga veprimet e Serbisë

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 08:09 | Nga

Rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian është i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore.

Për dallim prej Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova në asnjë pjesë të Strategjisë nuk trajtohet si pjesë e zgjerimit. Përmendet vetëm për MSA-në, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe për obligimet ndërkombëtare që ndërlidhen me Gjykatën Speciale.

Për njohësit e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit, “fati” i Kosovës drejt integrimit në BE do të varet nga veprimet e Serbisë.

“Kosova në Strategjinë evropiane është e kushtëzuar nga veprimet e Serbisë. Nëse Serbia arrin marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën atëherë edhe Kosova mund të përparojë në rrugën evropiane”, ka thënë politologu Belul Beqaj. Sipas tij, nuk është e vërtetë se Kosova trajtohet sikur vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme