Kosova e Mali i Zi me marrëveshje për transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:56 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismës për lidhjen e Marrëveshjes Bilaterale për Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve dhe Mallrave ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj bëri të ditur se së bashku ne Malin e Zi janë duke diskutuar edhe për një marrëveshje tjetër që do të mundësonte heqjen e taksës, raporton Ekonomia Online.

“Marrëveshja është na pajtim me legjislacionit ne fuqi. Kërkoj nga ju që ta aprovoni nismën e kësaj marrëveshje”.

“Ne jemi në rrugë të mirë ta heqim taksën në mes dy vendeve që është në vlerë prej 15 eurove dhe mendoj qe kjo do të ju shërbej në të mirë të qytetarëve dhe marrëdhënieve mes dy vendeve”.

Të ngjashme