“Kosova e Serbia mund të bëhen fqinje të mira, me një kusht”

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 16:56 | Nga

Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të bëhen fqinje të mira nëse e njohin njëra tjetrën si shtete të pavarura.

Këtë deklaratë Ministrja Tahiri e ka dhënë në një takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, me të cilën po ashtu ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke i shprehur ambasadores shqetësimet për provokimet de-stabilizuese të kohëve të fundit nga ana e Serbisë.

“Fqinjësia e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet, por çelësi është te njohja e ndërsjellë mes dy shteteve”, theksoi ministrja Tahiri.

Ndërkaq, ambasadorja finlandeze, e ka rikonfirmuar qëndrimin e shtetit të saj për Kosovën dhe ka thënë se Finlanda e mbështetë fuqishëm integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe strukturat euroatlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme