BE: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje deri më 2019

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 14:44 | Nga

Vendet e Bashkimit Evropian theksojnë se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është çelës për përparimin e këtyre dy vendeve drejt BE-së.

Ndër pikat më të ndjeshme që përmendet në tekstin e “Strategjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, u përmend edhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, si çështje kyçe që duhet gjetur zgjidhje, njoftojnë mediet serbe.

Sipas kësaj “Strategjie…”, çështja e Kosovës dhe Serbisë duhet zgjidhur brenda viti 2019.

Veç tjerash, BE ashpërson kriteret ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranim në BE, sidomos në çështjet e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, etj.

Strategjia për Ballkanin Perëndimor tërheq vërejtjen në çështjen e dialogut mes Prishtinës e Beogradit, që ndikon në gjithë rajonin e që duhet zgjidhur para anëtarësimit në BE, transmeton RTK.

Nuk mund të ketë stabilitet të përhershëm në rajon pa normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, përmes dialogut, nën mbikëqyrjen e BE-së. Kjo marrëveshje është çelës për përparimin e këtyre dy vendeve drejt BE-së, thuhet në tekstin e “Strategjisë..”, në të cilën parashihet arritje e marrëveshjes deri në fund të 2019-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme