Kosova e Shqipëria me shërbime të përbashkëta konsullore edhe në Bari

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 15:01 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, sot, gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Tiranë në kuadër të Konferencës së Ambasadorëve, bëjnë me dije se nën ombrellën që krijon marrëveshja e vendosur mes dy palëve për të bashkëpunuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në shërbimin diplomatik dhe atë konsullor do të hedhin edhe një hap tjetër, duke përforcuar nivelin dhe stadin e marrëdhënies në përfaqësimin e përbashkët Kosovë – Shqipëri.

Ofrimi i shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Bari, bëhet për të mbështetur dhe asistuar kërkesat dhe nevojat e shtetasve të Kosovës, në rajonet e Jugut të Italisë, por edhe për të gjithë ata që zgjedhin Barin, si portin hyrës ose dalës, për udhëtimet, pushimet apo lëvizjet e tyre nëpërmjet Shqipërisë për në Kosovë.

Kjo praktikë është vazhdimësi e bashkëpunimit që ka filluar më herët në Milano si dhe para disa javësh në Mynih.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme