Kosova është ndarë në dy blloqe, Haradinaj propozon konferencë për të unifikuar qëndrimin për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 13:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka propozuar mbajtjen e një konference në Kosovë, që do të mblidhte liderët partiakë e përfaqësuesit ndërkombëtarë për dialogun. Sipas tij, kjo konferencë do të ndihmonte në krijimin e një qëndrimi unik sa i përket heqjes së taksës dhe vazhdimit të dialogut me Serbinë.

“Propozoj thirrjen e konferencës së Kosovës, në Kosovë. Konferenca e Kosovës në Kosovës, 2-ditore e përbërë nga kryetarët e partive politike, por ku do t’i ftonim edhe udhëheqësit e dialogut, Amerikën dhe lehtësuesit e dialogut që është BE-ja. Kjo konferencë kish mujtë me kriju qëndrim unik me të cilin ia kishim lehtësu Amerikës me u arritë marrëveshja për njohje reciproke”, ka thënë Haradinaj, në një konferencë për medie.

Kryetari i AAK-së ka shtuar se janë krijuar dy blloqe politike, ai për heqjen e taksës komplet, të cilit sipas tij i prin presidenti Hashim Thaçi dhe ai i kryeministrit Albin Kurti. Ish-kryeministri e ka kritikuar edhe Kurtin se ka marrë vendim për taksën para se të ofertojë, duke paralajmëruar edhe masë të reciprocitetit.

“Procesi i arritjes së marrëveshjes finale është kompromentuar. Faktori politik shqiptar në raport me këtë temë është përçarë keq, presidenti në një anë e kryeministri në anën tjetër. Një qëndrim i tillë i padakorduar ka ndikuar edhe te faktori ndërkombëtar që ka bërë që Kosova të kthehet si çështje territoriale dhe jo si palë për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Një bllok është kriju nga presidenti Thaçi, e ku është edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli; ai i LDK-së, Isa Mustafa; Avdullah Hoti dhe Edi Rama. Ky bllok kërkon heqjen e taksës komplet duke nënshkru marrëveshje finale me Serbinë”.

“Kjo që është shqetësuese për Kosovën, Kosova nuk ka kontroll mbi kualitetin sepse këtë bllok e udhëheqë njeriu që e ka përkrahë publikisht në 2018 korrigjimin e kufijve – presidenti Thaçi”.

“Blloku tjetër, i kryeministrit Kurti, ku është edhe zonja Osmani, përkrahë heqjen e taksës. Ka ofertu gabim pa kërku kontratën finale me Serbinë, me premtim të vendosjes së një reciprociteti joreal. Ky bllok politik e injoron momentumin e krijuar duke shënuar proces të ri të dialogut e jo dialog përfundimtar me Serbinë”.

“Zgjidhja shihet vetëm brenda kufijve politikë të BE, duke u varur edhe nga 5 shtetet që nuk e njohin Kosovën, e duke anashkaluar aksionet e pakontestueshme që Amerika i ka në shtetësinë e pavarësinë e Kosovës. Kosova do pësojë edhe në kohë e kualitet në marrëveshje përfundimtare për njohje reciproroke”, ka theksuar Haradinaj.

Të ngjashme