Kosova ka nevojë për reformë zgjedhore

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 11:47 | Nga

Njohësi i proceseve zgjedhore dhe ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Florian Dushi, ka thënë se arsyeja kryesore për mosrealizimin e reformës zgjedhore është mungesa e vullnetit të disa prej subjekteve politike.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se çështja e reformës zgjedhore ka mbetur peng i temave të tjera me të cilat aktualisht po merren institucionet e vendit.

Sipas Dushit, nëse së shpejti nuk do të ketë një iniciativë serioze rreth reformës, vendi mund të zihet në befasi nga zgjedhje të reja, por me sistem të vjetër zgjedhor.

Ai ka bërë me dije se shteti i Kosovës ka nevojë për reformë zgjedhore e cila do të ndikonte pozitivisht në avancimin e sistemit demokratik në vend, si dhe në mbrojtjen e procesit zgjedhor nga manipulimet eventuale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme