Kosova ka zbatuar vetëm 9 nga 22 prioritetet e dakorduara me BE-në

Prishtinë | 14 Nën 2018 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Institucionet e Kosovës nuk kanë mundur t’i zbatonin as gjysmën e 22 detyrave të shtëpisë, për të cilat kishte dhënë zotim para Bashkimit Evropian se do t’i kryente deri në fund të 2017-s. Edhe 13 të tilla nuk i ka përmbushur deri tash.

E dhëna ndodhet në Raportin përfundimtar mbi zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), referuar periudhës 2016-2018, e i cili është finalizuar në këtë muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Sipas të dhënave të raportuara nga institucionet përgjegjëse, niveli i zbatimit të prioriteteve gjatë periudhës nëntor 2016 – tetor 2018 është 40.9 për qind, pasi që 9 nga 22 prioritetet janë zbatuar plotësisht, ndërsa 13 prej tyre (59.1 për qind) janë në zbatim e sipër”, thuhet në këtë raport që të martën ka kaluar në Qeveri, e një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta.

ERA është dokument i përbashkët i Kosovës dhe BE-së, për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Dokumenti përmban listën e reformave me prioritet që kërkojnë vëmendjen e nivelit më të lartë politik. Pjesë e tij janë reformat në tri fusha: ato për fuqizimin e sundimit të ligjit, reformat për konsolidimin e qeverisjes së mirë, si dhe reformat kyç ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme