Kosova kërkoi shkarkimin, Vuçiq: S`e heqim Odaloviqin edhe nëse lyp Amerika

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi të cilin e drejton nuk do ta largonte Velko Odaloviqin nga posti i kryetarit të Komisionit për Personat e Zhdukur as nëse do ta kërkonin Shtetet e Bashkuara e aq më pak Prishtina.

Sipas tij “askush nuk ka të drejtë të kushtëzoni një vend sovran në atë mënyrë”, raporton Tanjug.

“Unë nuk do të komentoja atë që kërkoi Prishtina në Bruksel. Nëse Shtetet e Bashkuara na kërkojnë ta bëjmë atë, ne si një shtet sovran dhe i pavarur nuk duhet ta pranojmë atë, dhe të mos e lëmë Prishtinën të na e kërkojë atë, për shumë arsye. Me këto mesazhe poshtërimi në të cilat “Dikush do të na japë leksione se kush duhet të jemi në cilin vend … Epo, atëherë askush prej tyre nuk duhet të jetë në asnjë nga vendet e tyre”, deklaroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme