Kosova kritikon Shqipërinë për Samitin e Diasporës

Prishtinë | 20 Nën 2016 | 08:58 | Nga

Kosova shpërthen në kritika ndaj Shqipërisë për Samitin e Diasporës që po mbahet në Tiranë.

Përfaqësuesi i Prishtinës zyrtare, zv/ministri i Kulturës Rexhep Hoti, tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar Diasporën e Kosovës nga ky aktivitet.

Numri dy i kulturës së Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike të kryeministrit Edi Rama. Zv/ministri Hoti vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin në fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e një ministrie të përbashkët të kulturës.

Ministria shqiptare e kulturës nuk ka komentuar deklaratat e zv/Ministrit te Kosovës.

Mirela Kumbaro ftoi shqiptaret e Diasporës të bëhen pjesë e projekteve për zhvillimin e zonave turistike.

Në panelet e ndryshme te Samitit kanë marrë pjesë edhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, të ftuar e pjesëmarrës nga Diaspora si dhe kreu i bashkësië së Tiranës.

Erion Veliaj ftoi përfaqësuesit e Diasporës të investojnë në kryeqytet. Bashkia e Tiranës po krijon lehtësira për investimet e huaja, si dhe zona të lira ekonomike, një prej tyre në Kashar.

Në Samitin treditor te Diasporës marrin pjesë rreth 800 të ftuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme