“Kosova – mendimi im i parë kur i hapi sytë në mëngjes”, çelësat e Zveçanit i dhurohen Vuçiqit

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori çelësat e qytetit të Zveçanit, të cilat në emër të tij i mori drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq në një ceremoni me rastin e asaj që serbët e shënojnë si përvjetor të 30-të themelimit të kësaj.

Ky i fundit njëherit në ceremoni lexoi një letër nga kreu i shtetit serb për të pranishmit, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv.

“Kur jeni një kohë të gjatë të përfshirë në politikë, ju mësoni se çmimet dhe mirënjohjet janë shumë shpesh të një natyre ceremoniale. Për mua, megjithatë, ato kanë një vlerë dhe peshë të veçantë kur vijnë si një konfirmim i asaj që ne po bëjmë për njerëzit tanë, duke ndërtuar Serbinë e së ardhmes”.

“Çfarëdo që flasin gojët e liga, dhe ato madje nuk meritojnë të përmenden në këtë ditë të madhe, ‘Kosova dhe Metohia’ do të jenë, si më parë, mendimi im i parë kur i hapi sytë në mëngjes dhe mendimi im i fundit kur mbyll sytë në mbrëmje. Për sa kohë që respektohet fjala dhe vullneti im, vetëm flamuri i trengjyrëshit serb do të valëvitet nga Zveçani, sepse nëse Zveçani nuk është Serbi, atëherë çfarë është Serbi”, thuhet në letër, transmeton Klankosova.tv.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq do të qëndroj të hënën dhe të martën (12-13 korrik) për vizitë në Kosovë.

Të ngjashme