Kosova në një linjë me Këshillin Evropian, vendos sanksione ndaj 35 zyrtarëve të Birmanisë

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 16:13 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria është vendosur në një linjë me Këshillin Evropian, duke miratuar vendimin për zbatimin e sanksioneve ndaj 35 zyrtarëve të Mianmarit Birmanisë të përfshirë në abuzime, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Kosova duhet t’i bashkohet sanksioneve të vendosura nga Këshilli Evropian

“Kërkojë mbështetjen tuaj në zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli Evropian, ndaj 35 zyrtarëve të përfshirë në abuzime të të drejtave të njeriut. Sanksionet konsistojnë në ngritjen e aseteve të Kosovës, ndalim të udhëtimit në Kosovë”.

Të ngjashme