Kosova në prag të zgjedhjeve, KQZ-ja e pakompletuar

Prishtinë | 26 Kor 2019 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) e ka gjetur të pakompletuar dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, me ç’rast vendi shumë shpejt pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Koalicioni PAN ende nuk i ka dërguar dy përfaqësues në këtë institucion, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’. 

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka gjetur të pakompletuar institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i mungojnë dy anëtarë nga radhët e koalicioni PAN.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të përmbushë detyrën e vet për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm, që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht ka nëntë anëtarë, nga njëmbëdhjetë sa është numri i përbërjes së përgjithshme që parashihet me Kushtetutën e Kosovës. Kuorumi që është i domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjeve dhe marrja e vendimeve janë të arritshme”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme