“Kosova nuk është pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave”

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Artan Murati, thotë se Kosova nuk është pjesë e agjendës së Këshillit të Ministrave për çështjen e liberalizimit të vizave.

Murati përmes një shkrimi në Facebook, shton se Bashkimi Evropian e ka humbë busullën me Ballkanin, raporton Ekonomia Online.

Ky është postimi i plotë i Muratit:

Lajme te keqija prej Austrise: konfirmohet e pritura, nuk jemi pjese e agjendes se Keshillit (te Ministrave) per ceshtjen e liberalizimit. Kjo me gjase do te na e humbe edhe vitin 2019, pa pasur mundesi te levizim lirshem ne zonen Schengen.

Mrekullia mund te ndodhe, me ndonje levizje ne castet e fundit ne agjende. Gjasat per kete levizje jane 0.001%.

BE-ja e ka humbe busullen me Ballkanin. Eshte krejtesisht e c’orientuar dhe pa strategji konkrete. Edhe institucionet tona, qe nga 2010 e deri me tani, me shume kane bere politike elektorale me liberalizim sesa pune konkrete. Ky eshte rezultati, qytetaret e mbyllur ne disa km2.

Të ngjashme