Kosova pa plan B për vazhdimin e dialogut, Ahmeti thotë “jeta vazhdon”

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 07:46 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dialogu tre palësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka mbetur i pezulluar. Kjo për shkak të taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe, të cilën e ka kundërshtuar pala serbe, me kushtëzim të vazhdimit të dialogut.

Pavarësisht rëndësisë së shpërfaqur për dialog, nga i cili pritet që Kosova dhe Serbia të dalin me një marrëveshje ndërkombëtare paqësore, delegacioni kosovar në këto bisedime nuk ka një plan B për ta zgjidhur çështjen pas këmbëngulësisë së delegacionit serb. 

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetërorë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shpend Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se Kosova nuk ka ndonjë plan tjetër për daljen nga situata. Ai deklaroi se nëse dialogu nuk vazhdon Serbia duhet të negocioi, ndërsa Kosova ti bartë pasojat, raporton Ekonomia Online.

“Jo! Vazhdojmë, jeta vazhdon nuk është që ndërprehet diçka kjo mbetet për shkak se është vendim i qeverisë mbetet që në koordinim me ekipin e dialogut te vendosim në qoftë se vendimi i qeverisë është të mos vazhdohet. Është thjeshtë ne themi nuk e heqim taksën, pastaj, mbetet Serbia të diskutojë dhe negocioi. Ndërsa Kosova ti bartë pasojat e mos vazhdimit, çfarë do që të jenë ato”, u shpreh Ahmeti.

Kushtëzimet e Serbisë, Ahmeti i ka quajtur të panevojshme. Sipas tij, delegacioni është duke punuar me Brukselin për formimin e kornizës së dialogut dhe formatit të tij.

“Një herë për një herë qëndrimi është pa u hequr taksa nuk ka dialog, Serbia e ka mbajtë këtë. Prandaj nuk po ju përgjigjen ftesave për të vazhduar dialogu. Kanë thënë se pa u hekur taksa nuk vazhdohet dialogu kështu që ne një herë po punojmë me ekipin e Brukselit për krijimin e kornizës së dialogut dhe formatit të dialogut në qoftë se fillon, pra në qoftë se Serbia e hjek këtë kushtëzim sepse ne mendojmë që kushtëzimet janë të panevojshme apo në qoftë se ndodhë diçka tjetër. Pra ne jemi duke u përgatitur thua se nesër të fillojë”, shtoi Ahmeti për Ekonomia Online.

Ahmeti theksoi se Brukseli nuk ka ndonjë kërkese konkrete ndaj Kosovës, përveç se t’i dorëzojnë të gjitha pozicionet e palës kosovare me shkrim.

“Jo! Brukseli po kërkon që të gjitha këto tema të cilat ne i kemi ngritur ti dorëzojmë me shkrim pozicionet dhe kërkesat të cilat do ti parashtrojmë në dialog. Jemi në shkrim e sipër të disa prej këtyre temave përfshirë edhe të pagjeturit por të gjitha këto do të jenë transparente dhe do ti dijnë edhe shoqatat edhe do të bëhen me kohë të ditura. Pra nuk ka asgjë që nuk është e ditur sa i përket kërkesave”, tha Ahmeti.

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, foli edhe për përfshirjen e çështjes së të pagjeturve në dialog.

Ai tha se është krijuar komisioni për çështjen e të pagjeturave si pjesë e delegacionit dhe ajo do të bëhet funksionale brenda kësaj jave.

“Si pjesë e delegacionit është krijuar komisioni për të pagjeturit ai komision tash këtë javë bëhet funksional dhe natyrisht se në parashkrimin e kërkesave dhe shkrimin e tyre”, tha Ahmeti.

Ndërsa për kërkesën e OJQ-së, “Thirrjet e Nënave”, që të përfshihen në dialog kur të diskutohet për të pagjeturit dhe krimet, Ahmeti tha se ky komision është duke i shkruar kërkesat dhe do të merr parasysh edhe ato.

“Do të merren parasysh edhe ato që janë bërë edhe ato qe janë bërë përpara nga komisioni dhe vazhdojnë të bëhen nga komisioni qeveritar për të pagjeturit edhe nga shoqatat e ndryshme përfshirë këtu edhe zonjën Kumnova”, tha ai.

Ahmeti deklaroi se do të parashtrohen rreth tetë kërkesa për të pagjeturit, njëra nga ato sipas tij, është kërkesa për hapjen e arkivave në Serbi.

“Ne mendojmë ndokund të parashtrojmë rreth 8 kërkesa për të pagjeturit, përfshirë këtu ndër më të rëndësishmet hapjen e arkivave në Serbi, të organizatave të institucioneve qeveritare atje që mund të zbardhin fatin e te pa gjeturve në Kosovë”, tha Ahmeti për Ekonomia Online.

Familjet e të pagjeturve kanë kërkuar tash e sa kohë përfshirjen e çështjet së të zhdukurve në dialogun ndërmjet dy shteteve, duke kërkuar që sa më parë të kthehen trupat e familjarëve të tyre. Në anën tjetër edhe komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, është ankuar se Serbia nuk ka qenë bashkëpunuese për ta zgjidhur këtë çështje.

Të ngjashme