Kosova përplas Bidenin me Grenellin

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 07:13 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën, çështja e Kosovës dhe dialogu me Serbinë u përfshinë në fushatën për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Kandidati demokrat, ish zv.presidenti Joe Biden, deklaroi pozicionin e tij rreth kësaj çështje të politikës së jashtme të SHBA-së, dhe kritikoi administratën e presidentit Trump për mungesë të bashkëpunimit ndëratlantik.

“Historia na mëson se kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa udhëheqin së bashku, mund t’u japim fund konflikteve dhe t’u hapim rrugë mundësive të reja për paqe dhe begati, në Evropën Juglindore dhe përtej. Ky partneritet nuk ka qenë kurrë më i nevojshëm se sot dhe kërkon nga të gjitha palët që të punojmë së bashku drejt synimit tonë të përbashkët. Kërkon rolin udhëheqës amerikan dhe partneritet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme