Kosova pjesë e Forumit Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, prezantohen reformat e arritura në qeverisje

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se ka përfaqësuar Kosovën në Forumin e parë të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore që u mbajt në Ankara të Turqisë, me temën “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Tahiri ka njoftuar se në prezantimin e tij ka paraqitur rezymenë për Republikën e Kosovës, shtetin më të ri, që këtë vit feston 20-vjetorin e çlirimit, ndaljes së represionit, vrasjeve dhe spatrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit.

Tahiri ka shkruar se ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për të gjitha ato vende që kanë mbështetur lirinë dhe shtetndërtimin për vendin tim ku u tregoi atyre për progresin e arritur si shtet dhe si shoqëri në të gjitha dimensionet.

“Në kuadrin e ndërtimit të institucioneve efektive, të përgjegjshme, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, po ashtu pasqyrova reformat e ndërmarra në pakon ligjore në administratën publike, funksionimin më efikas të Qeverisë (përmes Projektligjit për Qeverinë), përmirësimin e ambientit të të bërit biznes përmes uljes së barrierave (përmes Projektligjit për Inspektimet), si dhe rezultatet e arritura në politikbërjen në Qeveri, të vlerësuara tashme edhe nga raportet e Bankës Botërore”, ka shkruar ai.

“Të arriturat e shtetit të Kosovës të prezantuara në këtë forum u vlerësuan lartë, duke shtuar vëmendjen e përfaqësuesve të shteteve prezentë për përvojën e Kosovës në rrugëtimin e saj në këto procese”

“Në përfundim të këtij forumi të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, theksova se agjenda e reformave në një shtet kërkon vullnet të fortë politik dhe konsultime përmbajtjesore të brendshme dhe të jashtme, me rol të veçantë të partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile duke i dhënë kuptim pozitiv përfundimtar një procesi reformues”

Tahiri ka shkruar se me moton “në shërbim të qytetarëve” ka potencuar se rezultatet e reformave në qeverisje, rrisin jo vetëm shërbimin ndaj qytetarëve por edhe vlerësimin dhe respektin për secilin shërbyes publik.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin 41 shtete me 400 anëtarë nga sektori publik e privat, akademik dhe nga shoqëria civile. Në kuadër të këtij forumi u diskutuan të arriturat e reformave në qeverisje dhe hapat që duhet shtyrë në të ardhmen në këtë fushë.

Image may contain: 1 person, standing, screen and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting, crowd and indoor
Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme