Kosova pret përkrahje në raundin e dytë të votimit në Interpol

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Pas dështimit për anëtarësim në INTERPOL me raundin e parë, Kosova po pret përkrahje në raundin e dytë të votimit të asamblesë së përgjithshme të INTERPOL-it.

Votimi do të ndodh pas një pushimi nga votimi i raundit të parë.

Është asambleja e përgjithshme ajo që voton për anëtarësim apo refuzim të kandidaturës. Shteti kandidat duhet të ketë 2/3 e votave të të gjitha shteteve, duke përfshirë edhe abstenimet.

Nëse aplikimi pranohet, atëherë shteti konsiderohet menjëherë si anëtar i INTERPOL-it. Në raundin e parë 156 vende kanë votuar, prej tyre 22 kanë abstenuar, 76 për ndërsa 56 kundër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme