Kosova shënon regres në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 10:51 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit i cili çdo vit i rendit shtetet sipas nivelit të tyre të perceptuar të korrupsionit, i cili përcaktohet nga vlerësimet e ekspertëve dhe anketave të opinionit, raporton Ekonomia Online.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit në përgjithësi e përcakton korrupsionin si keqpërdorimi i pushtetit publik për përfitime private.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës, shteti ynë këtë vit ka shënuar regres në këtë pikë.

Vendi ynë këtë vit pozicionohet në vendi e 93 dhe vlerësohet me 37 pikë.

Fjolla Uka nga KDI tha se përkundër viteve të kaluara, Kosova këtë vit shënon një regres.

“Indeksi i perceptimit të korrupsionit është një njoftim që bëhet në baza vjetore. Indeksi përdorë sistemin ë vlerësimit prej 0 deri në 100 pikë. Ai shfrytëzon 13 burime të ndryshme të informatave për hulumtim. Kosova Këtë vit ka shënuar regres pasi që është pozicionuar e 93 dhe është vlerësuar me 37 pikë”, tha Uka, raporton EO.

E në mesin e 65 shteteve që kanë shënuar rënie sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, ndodhet edhe Kosova.

Kështu po pohon Arben Kelmendi nga KDI.

Sipas tij, arsyeja e këtij regresi fokusohet më shumë tek sistemi i drejtësisë në Kosovë.

“Kosova këtë vit ka humbur dy pikë derisa vjet kemi qenë në pozitën e 85 ndërsa sivjet më pozitën e 93. Nëse krahasohemi me disa nga shtetet evropiane përderisa Mali i Zi është 68, Serbia  87, Bosna 83 pikë, Shqipëria është e 99-ta. Kosova përderisa 2 vitet e kaluara ka shënuar progres ajo këtë vit ka shënuar një regres sa i përket renditjes. Kosova ka pasë një trend pozitiv mes viteve 2016 2017 dhe këtë vit e kemi atë rënien prej dy pikësh”, tha ai.

Pozitën e njëjtë me Kosovën këtë vit e ndajnë edhe 6 shtete të tjera.

“Këto janë shtetet që ndajnë pozitën e 93 me Kosovën Gambia Mavedonia, Mongolia dhe Panama. Nga 180 shtete 65 shtete kanë shënuar rënie dhe Kosova ndodhet në këtë grup. Nga raportet e organizatave ato flasin për brishtësinë për funksionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, shtoi ai.

Të ngjashme