Kosova s’ka plan të qartë për dialogun me Serbinë, konsensusi nacional i domosdoshëm

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) dhe Instituti Riinvest për Hulumtime Zhvillimore (RIINVEST), me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë ka organizuar konferencë me ekspertë për të ndërtuar konsensus në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Bordit të Riinvestit, Sejdi Osmani ka thënë se dialogu ka stagnuar edhe disa çështje të tjera në Kosovë.

Sipas tij, me këtë rast Serbia ka shfrytëzuar situatën për të zhvilluar fushatë kundër, me çka Kosova ka paguar çmimin e tërheqjes së njohjeve nga disa shtete.

“Dialogu Kosovë-Serbi e ka sjellë në një gjendje stagnacioni në disa aspekte dhe kthim prapa. Kthim prapa mendoj në spektrin politik e institucional, spektri të ndryshme me ide që kanë dhënë. Me propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit dhe Kushtetutën duke shpërfillë momentet më të rëndësishme, si këto që përmenda”.

“Nga ana tjetër Serbia e ka keqpërdorë skajshmërisht mosunitetin dhe papërgatitjen e palës kosovare sikur divergjenca e palës ndërkombëtare ka ndikuar që Serbia të bëj fushatë të egër të njohjes së Kosovës dhe tërheqjen e disa njohjeve. Dëmet e luftës janë anashkaluar. Edhe nga ana e palës kosovare janë anashkaluar këto çështje”.

Frank Hantke, drejtor në FES-Kosovë, ka thënë se shpeshherë dialogu udhëhiqet jo nga shtete, por udhëheqës të cilët tërhiqen nga interesa të jashtëm e jo nga interesi i qytetarëve.

“Duhet të kemi vizion të përbashkët, çdo hap që bëjmë do jetë një hap drejt anëtarësimit në unionin evropian. Vetëm nëse ne komshinjtë e kemi ndjenjën e bashkëpunimit mund të kemi dialog”.

Sipas publicistit Veton Surroi, procesi i dialogut ka katër kanale nëpër të cilat po kalon, presidenti, kryeministri, ekipi negociator dhe partitë opozitare.

“Çështja e parë e cila nuk ka ndryshuar është se kemi katër rrafshe negociatore, e kemi presidentin i cili ka kohë që është angazhuar me platformë profesionale për dialogun e cila është pësuar me ndarje, korrigjim. Kemi pasë gati dy vjet një angazhim të presidentit pa ndonjë mbështetje politike për zhvillimin e negociatave. Në katër muajt e fundit kemi një kryeministër i cili e zhvillon një rrafsh të vetin negociator”.

“Fillimisht ka thënë se vendim i Qeverisë, tash po merret personalisht. Ka të bëjë me hapjen e një kanali të veçantë negociator i cili veçohet nga y i presidentit. Kemi ekipin negociator që është formuar nga partitë e pushtetit dhe nga PSD-ja. Ky është kanal i ri i cili sjellë platformën që duhet të votohet në parlament”.

“Ky është kanal i cili veçohet nga presidenti dhe kryeministri, sepse nuk veçohet me taksën sepse taksa është kanal në vete. Kemi LDK dhe LVV të cilat nuk marrin pjesë në këtë proces. Por duke mos marrë pjesë ato janë kanal në vete”.

Ai tha se në krahasim me Serbinë e cila ka hyrë me fuqi në këtë proces, Kosova nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Ndërsa, të vetmen mënyrë që edhe Kosova të jetë pjesë e fuqishme me dialogun me Serbinë ka quajtur unifikimin me qëndrimet e opozitës dhe përfshirjen e saj, raporton Ekonomia Online.

“…ka munguar në tërësi dialogu me serbët e Kosovës. Agjenda e serbëve të Kosovës është rrëmbyer”.

“Sfida është si të krijohet uniteti në Kosovë. Ekzistojnë dy përpjekje. Njëra është delegacioni shtetëror dhe platforma dhe ekziston një ide e opozitës për një qeveri të re që del nga zgjedhjet ose për një qeveri gjithëpërfshirëse”.

Nicholas Ëhyte, drejtor APCO Brussels Office, ka thënë se Kosova duhet të bëhet pjesë aktive e diskutimeve në mënyrë që të dëshmojë seriozitetin për anëtarësim në BE e Interpol.

Dosjet kadastrale dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, sipas tij janë dy armët që Kosova duhet të përdorë për të promovuar shtetin dhe për tu anëtarësuar në Bashkësinë Evropiane.

“Kthimi i dosjeve kadastale, ishte premtuar në 2011 dhe nuk ka ndodhë ende. Serbia është zotuar por nuk e ka përmbushur. Kthimi i dokumenteve nuk mund të kthehet prapa. Kosova duhet të insistojë në këtë si çështje prioritare. Janë rreziqe që duhen ndërmarrë. Tema e dytë që ta promovojë Kosova është çështja e dhunës seksuale në luftë”.

“Jam i sigurt se krime janë bërë në të gjitha anët por duhet të dimë ku qëndron pesha e fajësisë. Kosova duhet të mbështes gratë e fuqishme që po tregohen të guximshme. Kosova duhet të gjejë pjesën pozitive të pasqyrës së saj”.

Miodrag Miliçeviq, drejtor ekzekutiv në organizatën “Activ”, tha se viti 2018 ka qenë vit i mundësive, por që fatkeqësisht nuk është shfrytëzuar për të çuar përpara procese të mundshme.

“Dialogu prej 2013-2017 është si i vdekur dhe më shumë është krijuar futje në konflikt se sa në dialog që duhej të sillte pajtimin mes popullatës dhe të dy shteteve”.

Duke kujtuar rënien e familjes Jashari sot 21-vjet më parë, Valon Murtezaj, profesor në tha se duke mohuar historinë e mijëra të rënëve për liri nuk mund të ecë dialogu përpara.

Sipas tij, dialog nuk mund të quhet por një negocim i vështirë mes Kosovës e Serbisë, raporton EO.

“Këtu ka pasë gjenocid në tentative. Pa u njohur faktet dhe pa pasë vullnetin për të njohtë këto fakte nuk mund të ecet përpara. Kushdo që ka injoruar këto fakte ka bërë gabim”.

�DREJTPËRDREJT –

Instituti Riinvest, KIPRED dhe FES mbajnë konferencën ndërkombëtare “Dialogu Kosovë-Serbi: Normalizim ose Status-Quo e Përkeqësuar”

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, March 6, 2019

Të ngjashme