Kosova vlerësohet si shembull në rajon për shume gjuhësi – Kurti flet për mungesën e përkthyesve

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është model sa i përket respektimit të gjuhëve të huaja. Në tryezën e diskutimit “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”, ka thënë se si shef i Qeverisë, synon të shënojë arritje në përdorimin e gjuhëve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Mangësi tha Kurti ka në përkthyes të mirë, gjë për të cilën tha se janë duke punuar për të shtuar numrin e tyre.

I pari i qeverisë tha se është i lumtur që po flet si kryeministër i një shteti ku njerëzit flasin shumë gjuhë dhe se ligjet e Kosovës garantojnë përdorimin e gjuhëve amtare.

“Data 20 mars festohet cdo vit nga komuniteti turk si përvjetori i fillimit të mësimit në gjuhën turke në Kosovë në vitin 1951. Më 4 prill sivjet isha në Prizren, për Ditën Ndërkombëtare të Romëve. Aty takova mësues të gjuhës rome të cilët punojnë në shkolla dhe dëgjova të reja e të rinj duke recituar në gjuhën e tyre amtare”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se po punohet për krijimin e një njësie për përkthim dhe harmonizim brenda zyrës së tij, e cila sipas tij, do të funksionalizohet këtë vit e do të sigurojnë përkthime cilësore të ligjeve dhe akteve nënligjore në gjuhët zyrtare të Kosovës.

“E dimë që shumë mbetet për tu bërë në Kosovë. Për mua si fëmijë por edhe për prindërit e shokë e shoqe t e mija s’ishe e jashtëzakonshme të dëgjoj gjuhë të tjera përvec shqipes, e mandej edhe t’i flas ato.Unë e kam ende atë mundësi të flas me serbët, boshnjakët dhe me të tjerët, pa marrë parasysh se ku gjendem unë. Gjithashtu kur dal jashtë Kosovës, në Shkup e Shkodër, kam mundësi për komunikimin, biseda politike, mbi ekonominë e mbi jetesën. Por për shumicën e fëmijëve të Kosovës, të gjitha këto mundësi nuk po ekzistojnë më. Varën prej gjuhës angleze të Youtube ose prej gjesteve dhe mirësisë e dijenisë së të tjerëve”, tha Kurti.

E zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilia Rexhepi, ka kërkuar vetëdijesim të qytetarëve për respektim të vlerave të gjuhëve të huaja.

Ajo tha se Kosova mund të jetë shembull në rajon për shume gjuhësi.

“Kemi edhe gjuhë të tjera zyrtare boshnjake e turke. Kjo është temë e rëndësishme që jemi duke diskutuar që një kohë të gjatë. Gjuha është mjet për t’u kuptuar dhe e drejtë e secilit individ. Çfarëdo pasigurie e kufizon qasje në çfarëdo informimi publik. Ne si Qeveri paraqesim teorinë e përfshirjes së barabartë të gjithave komuniteteve shoqërinë e barabartë. Po punojmë me mekanizma mbrojtës të shtetit. Kosova mund të jetë shembull në rajon për shume gjuhësi. Mbështetja absolute i japim gjuhëve që fliten në nivelin e vendit tonë. Ta grisim vetëdijesimin e qytetarëve për respektimin e vlerave të gjuhëve të huaja”, tha ajo.

E ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në Kosovë ka respektim maksimal sa i përket gjuhësisë por që kërkoi mbështetje edhe nga niveli lokal.

“Ministria është e fokusuar në shumë gjuhësi në nivel lokal dhe kemi adresuar kërkesën lidhur me përdorimin e gjuhës zyrtare. Ne monitorojmë publikimet e akteve komunale. Gjuha turke ne Prizren dhe Mamushë e ka statutin e gjuhës zyrtare. Ligji për përdorimin e gjuhëve garantohet ne te gjitha nivelet. Nga vitit ne vit ka respektim sa i përket gjuhësisë por duhet të mbështet më shumë niveli lokal. Elementi i dy gjuhësisë është top prioritet. Mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm kur them që po e shkelim apo jo”, tha Krasniqi.

Të ngjashme