Kosovarët po ikin me të madhe në kërkim të punës, Kurti fton bashkatdhetarët të punësohen në MPJD (Video)

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti uu ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që të aplikojnë në Programin për Diplomaci Qytetare.

Kurti thotë se nëpërmjet këtij programi bashkatdhetarët mund të punësohen për gjashtë muaj në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e pastaj edhe nëpër institucione tjera të vendit.

“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”.

“Ky program ka për synim angazhimin e diasporës tonë direkt në institucionet tona. Nëpërmjet Programit për Diplomaci Qytetare duam ta formalizojmë angazhimin tuaj fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e pastaj edhe nëpër institucionet e tjera të vendit” është shprehur Kurti.

Mes tjerash, Kurti thotë se afati i fundit për aplikim është data 28 gusht dhe bashkatdhetarët mund të bëhen pjesë duke aplikuar në faqen www.cdfellowship.com

Të ngjashme