Kostilnik: Sllovakia s’e njeh Kosovën pa u marr vesh me Serbinë, taksa duhet hequr

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 12:22 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë, në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, tha se Kosova duhet ta heq taksen ndaj mallrave dhe produkteve të Serbisë, pasi që sipas tij vendosja e taksës  ka qenë e njëanshme dhe ka dëmtuar palën tjetër, raporton Ekonomia Online.

Ai heqjen e taksën e lidhi derisa po fliste për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Sllovakisë. për të cilën tha se nuk e kanë njohur pasi ende nuk ka një pëlqim ndërmjet dy palëve Kosovës dhe Serbisë. 

“Sllovakia asnjëherë s’ka qenë armiqësore ndaj Kosovës, problemi do ishte se si keni deklaruar pavarësinë, kjo është bërë në mënyrë të njëanshme, ky është problemi ynë ne besojmë se ka qenë shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Megjithatë, ai tha se shteti i tij i ka njohur pasaportat e Kosovës dhe se nuk e pengon anëtarësimin e saj në mekanizma ndërkombëtarë.

“Sllovakia  sa i përket Kosovës ne kemi njohur pasaportat tuaja sot mund të udhëtoni në Sllovaki nëse keni vizë, s’jemi pengese për anëtarësimin tuaj as kur keni aplikuar në Bankën Botërore, s’po pengojmë as për anëtarësim në Interpol. Megjithatë ende nuk kemi njohur Kosovën se ende nuk ka pëlqim nga të dyja palët mes jush dhe Serbisë”

“Varet edhe nga ju se kur do ndodh kjo, jeni prapa timonit. dhe s’po shoh dinamikë pozitive është mjaft e politizuar, hapi i parë të bëni ta largoni taksen ashtu qëndron puna ka qenë e njëanshme, ta dëmtoni partnerin. Keni shkelur Ceftën e stabilizim asociimit që keni nënshkruar me vullnet”, tha ai.

Këto komenti ai i bëri në debatin publik me temën “Si duhet ta adresojnë institucionet barazinë gjinore në pozicionet vendimmarrëse?”. të organizuar nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci

Pas deklarimeve të tij, pati reagime nga një vajzë pjesëmarrëse e cila tha se kanë qenë viktima të luftës nga shteti i Serbisë.

Diana Hoti kërkoi më shumë përkrahje nga shteti i Sllovakisë

“Pse s’na ofroni përkrahje se ne jemi viktima kemi fshatin Krushë e Vogël, 10 fëmijë të mbijetuar. Na duhet më shume përkrahje nga shteti juaj se jemi viktimë dhe duhet me luftua për paqe kam përjetuar luftën dhe tash në paqe 12 vjet liri dhe s’po shoh liri. S’po shoh një dite të bardhë në tunel. Ju kërkoj që të na përkrahni na duhen vizat jemi student”, tha ajo.

Mirëpo në replikën e tij, tha se Kosova duhet të lirohet nga qëndrimi i viktimës pasi ky siç theksoi ai është qëndrim i elefantit.

“Kush jam unë për të gjykuar. Unë asnjëherë skam kaluar ne dhimbjen e juaj. Megjithatë më duhet të them që është koha për të menduar që të liroheni nga qëndrimi i viktimës se ky është qëndrimi i elefantit. Kanë kaluar 20 vjet nga lufta dhe është koha të vazhdoni, po ka edhe një arsye pse s’ka liberalizim so vetëm çështja e të qenit viktimë disa arsye se dikush si ka bërë detyrat e shtëpisë çdo gjë ka një arsye. Nuk janë gjithmonë fqinjët përgjegjës”, u shpreh ai

I pyetur se si e sheh pozicionin e gruas në Kosovë në krahasim në Sllovakinë ai tha se shpreson që në të ardhmen gratë të jenë në pozitë të barabartë me burrat.

Njomza Emini, drejtoreshë e forumit për udhëheqje dhe diplomaci tha se shtimi i grave në vendimmarrje është parim i shteteve te BE-së dhe shpreson që edhe Kosova të përfshihet në të ardhmen.

“Shpresojmë që në të ardhmen të vazhdojmë bashkëpunim dhe zyrën ndërlidhëse të Sllovakisë për shtimin e grave në vendimmarrje. Ky është parim i shteteve të BE-së të përfshihet  edhe Kosova në të ardhmen”, tha ajo.

Të ngjashme