Koviq: Serbia nuk guxon ta lejojë Vuçiqin ta njohë Kosovën

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 13:41 | Nga

Milosh Koviq, historian dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Beogradit, e ka kritikuar politikën e Aleksandar Vuçiqit ndaj Kosovës dhe e ka hedhur poshtë mundësinë që Serbia ta lejojë Prishtinën ta marrë një ulëse në Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net.

Коviq, siç njofton portali i radikalëve të Serbisë “pravda”, ka përkujtuar se Vuçiq tashmë ka paralajmëruar një mundësi të tillë dhe e ka ftuar opinionin që të ngrihet “në mbrojtje të krahinës jugore”.

Ai ka thënë se është e rrezikshme nëse “dora serbe nënshkruan pavarësinë e Kosovës” dhe se “Serbia duhet ta ngrijë konfliktin në Kosovë sepse zhvillimet në botë po shkojnë ë dobi të serbëve”. Ai ka shtuar se SHBA-ja ka shumë probleme, se BE po shpërbëhet dhe se po përforcohen Kina e Rusia që e përkrahin Serbinë.

Koviq ka theksuar se edhe vetë ideja e ndarjes së Kosovës do të ishte përkrahje e Shqipërisë së madhe, sepse sipas tij, shqiptarët, pos në Kosovë, po sulmojnë edhe në Luginë, Maqedoni, Mal të Zi e Greqi.

Sipas tij, njohjen serbe të Kosovës e ka nxitur Perëndimi për ta copëtuar Serbinë e për ta rrezikuar Republikën Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme