Kozarev tregon misionin e rusëve në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 10:19 | Nga

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Dushan Kozarev tha sot se aktivitetet e njoftuara të organizatës joqeveritare “Misioni humanitar rus” mund të kritikohen vetëm nga ata që nuk kanë as vetë kokërr të njerëzimit dhe ndjenja për të drejtat e njeriut.

“Enver Hoxhaj po sulmon një organizatë humanitare që dhuron një sistem për furnizimin e oksigjenit në Qendrën Klinike dhe Spitalore të Mitrovicës, e cila përfshin gjithashtu serbë dhe shqiptarë. Ne jemi krenar për ndihmën e misionit humanitar rus, ashtu siç jemi krenar për ndihmën që organizata jonë e Arno Gujon ua siguron popullit tonë, si dhe aktiviteteve të Kryqit të Kuq, Kosova e vetëshpallur e të cilit nuk është dhe kurrë nuk do të jetë anëtare, prandaj Prishtina persekuton punëtorët e saj”, tha ai, raporton Tanjug.

Ky reagim i tij erdhi pas atij të zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili tha një ditë më parë se “mision rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme