KQZ certifikon 91 subjekte politike për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 11:25 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, dhe 7080 kandidat për asamble raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, derisa lexoi të gjithë kandidatët për kryetar të komunave dhe listën për kandidat për kuvende tha se rekomandohet që të gjitha për certifikim.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, nga radhët e PDK-së, rekomandoi se të gjitha listat të publikohen në web faqen e KQZ që siç thotë ai për shkak të transparencës dhe në mënyrë që të gjitha ata që janë të interesuar të shohin listat, por edhe të kenë të drejt për ankesa.

I të njëjtit mendim ishte edhe Adnan Rrustemi, nga Vetëvendosje, ku propozoi që publikimi i listave të jetë në mënyrë të veçantë për secilën komunë me kandidatin për kryetar dhe asamblistët gjithashtu.

Afati për ankesa fillon nga ora 16 edhe kur bëhet publikimi i listave në web faqe dhe zgjatë 24 orë.

KQZ-ja duke u mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Zgjedhjet Lokale ka pasur afat deri nesër që të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike të cila kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet lokale.

Kurse tërheqja e shortit për numrat rendor të partive pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do të bëhet më 6 shtator, raporton EO.

Të ngjashme