KQZ certifikon zgjedhjet në Drenas

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 13:54 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

Nënkryetar i KQZ-së, Sami Hamiti ka thënë se nuk ka asnjë ankesë në Gjykatën Supreme, dhe për këtë i ka përgëzuar qytetarët e Drenasit, për një proces të rregullt zgjedhor.

Ai tha se shpresojnë që edhe raundi i dytë që do të zhvillohet më 18 dhjetor, të përfundojë ashtu si raundi i parë.

Këto janë rezultatet e kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit:

Ramiz Lladrovci (PDK) 45.34 %
Isa Xhemajlaj (NISMA): 26.19 %
Xhavit Drenori (Kandidat i Pavarur) 12.62 %
Elmi Thaçi (AKR) 7.62 %
Bedri Nika (LDK) 5.34 %
Vehbi Berisha (Fjala) 2.72 %
Naim Bazaj (Kandidat i Pavarur) 27 vota
Rrahim Elshani (Kandidat i Pavarur) 9 vota

 

foto-kqz

Lexo më shumë:

Të ngjashme