KQZ decertifikon 86 kandidatë të dënuar nga gjykata

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 14:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka miratuar decertifikimin e 86 kandidatëve nga pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Ata ishin dënuar me vendim të plotfuqishëm nga gjykatat në tri vitet e fundit.

Tetë vota ishin për, një kundër dhe një abstenim. Kundër këtij decertifikimit ishte përfaqësuesi i Nismës në KQZ, Eshref Vishi, ndërsa ka abstenuar përfaqësuesi i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi.

Me këtë vendim kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha decertifikohet dhe i pamundësohet gara për të parin e Prizrenit.

Ky vendim ishte paraparë që të merrej në mbledhjen e djeshme mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi pas anëtarët vlerësuan që kanë nevojë për një analizim të aktvendimeve, raporton Ekonomia Online.

Poashtu dje u ngrit si çështje që personat në këto lista nuk duhet të decertifikohen si pako pasi janë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kandidatët që garojnë në këto zgjedhje komunale do të duhej të ishin më të vëmendshëm ndaj nenit 29 të Ligjit për Zgjedhje.

Anëtarët e KQZ-së deklaruan se përkundër faktit që nuk pajtohen me futjen e të gjithë kandidatëve me një pako, ata nuk munden të bëjnë ndarjen e veprave dhe si e tillë duhet të votohet.

Ata thanë që shpresojnë që ky ligj do të ndryshohet pasi si i tillë po diskriminon shumë kandidatë dhe po i ndëshkon ata në mënyrë të njëjtë me persona që kanë kryer vepra më të rënda penale.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ nga VV-ja, tha se në mesin e kësaj liste ka shumë raste që po penaliziohen. Ai ka kërkuar që të bëhet kategorizim i të dënuarve.

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK tha se ligji i përgjithëson dhe i fut me një thes të gjithë pa marrë parasysh me çfarë dënime apo vepra janë dënuar.

“Unë mendoj se ligji është i padrejtë, pasi ky ligj ka të mera. Sot jemi në rrugë që të zbatojmë një ligj pa marrë parasysh sa është i drejtë. Më vjen shumë keq që sot po decertifikojmë persona të cilët janë dënuar për një aksident në trafik por ligji është i tillë”.

Sami Hamiti, anëtar i KQZ-së nga LDK, tha se KQZ nuk ka të drejtë që t’i klasifikojë veprat penale. Ai tha se nga LDK të decertifikuarit janë dënuar për shkelej të rregullave të komunikacion e jo për dënime tjera.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme