KQZ: Deri në ora 11:00 votuan rreth 175 mijë qytetarë

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 11:42 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë votuar rreth 9.64 për qind nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, raporton Ekonomia Online.

Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë votuar rreth 9.64 për qind ose 175 mijë votues nga 1 milionë e 937 mijë e 868 votues, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Deri në këtë kohë në zgjedhjet e 2017 kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve.

“Ju njoftojë  se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar”.

“Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 për qind, nga 1 milion e 937 mijë e 868 votues”.

“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e  Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve”.

“Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka.

Të ngjashme