KQZ: Deri në ora 15:00, votuan 29.26 për qind e qytetarëve

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:20 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur konferencën e tretë për medie lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor

Sipas KQZ-së, deri në ora 15:00 kanë votuar 29.26 për qind, apo 544 qytetarë të Kosovës, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka tha se defi në orën 15:00kanë dalë në zgjedhje 29,26 %

“Duke u mbështetur në informacione procesin votimit është duke vazhduar pa probleme. Duke u mbështetur nga 2400 vendvotime numri i qytetarëve numri i qytetarëve 29,26% për qind apo 557.151 mijë qytetarë, deri në orën 15:00. Ndërsa në vitin 2017 kishin votuar 27,7%. Gjatë ditës së sotme ka pas edhe disa çështje që janë raportuar dhe për të cilat janë kujdesur prokurorët dhe policia , por janë incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhor”

Dakaj tha se ende nuk kanë të dhëna për votat e diasporës.

“Sa i përket votave të diasporës ende nuk kemi numër të saktë, nga ekipet tona presim që ndërkohë presim të na japin numrin e saktë nga diaspora”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket daljes në votime prijnë komunat me shumicë serbe.

Dalja më e madhe e votuesve deri në këto orë është në Shtërpcë, me 40.10%.

Të ngjashme