KQZ: Deri në orën 11 kanë votuar 7.63 për qind e qytetarëve në Istog

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 11:34 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e dytë ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha se më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem”, sqaroi ajo.

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.

Të ngjashme