KQZ: Deri më tani, në Drenas votuan 4 010 votues

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në kjo konferencë për medie, bëri të ditur se procesi zgjedhor në Drenas, po shkon sipas planifikimit dhe se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident që do të ndikonte në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ajo tha se sipas të dhënave që posedojnë, deri në orën 11:00 kanë votuar 4 010 votues, apo 7.63 për qind nga 52 mijë e 569 sa është totali i votuesve, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se në bazë të informacioneve nga Qendrat e Votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare VEGZËN ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo qendër votime, në periudha të caktuara, sikurse dhe rezultatet preliminare.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe me daljen e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00.

Të ngjashme