KQZ: Gani Dreshaj fiton me 52 vota diferencë në Istog

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 19:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga 100 për qind të vendvotimeve për kryetar të komunës së Istogut.

Gani Dreshaj i AAK-së ka fituar me vetëm 52 vota më shumë se kandidati i LDK-së, Haki Rugova i LDK-së, raporton ekipi i Ekonomia Online nga Qendra Mediale e KQZ-së në Prishtinë.

Sipas rezultateve nga 63 vendvotime, Dreshaj ka marrë 10 241 vota (50,1 për qind) kundrejt kryetarit të deritanishëm, Haki Rugova, që ka marrë 10 189 vota (49,9 për qind).

Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht dhe ato me postë, por nuk pritet që ato ta ndryshojnë rezultatin.

Herën e fundit, shumica e votave me postë ishin për Dreshajn.

Vetëm edhe 6 kuti pa u numëruar, do të vendosin “një grusht” votash

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga 92,5 për qind të vendvotimeve për kryetar të komunës së Istogut.

Rezultati vazhdon të jetë tepër i ngushtë dhe duket se rezultatin në Istog do ta vendosin vetëm pak vota.

Kur kanë mbetur vetëm 6 kuti pa u numëruar, Gani Dreshaj i AAK-së ka 9 393 kurse Haki Rugova i LDK-së 9 589; pra diferenca është 196 vota.

KQZ numëron 82,5 % të vendvotimeve, Dreshaj 3 vota më shumë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga 82,5 për qind të vendvotimeve për kryetar të komunës së Istogut.

Kandidati i AAK-së. Gani Dreshaj, e ka përmbusur rezultatin dhe tani prin për 3 vota para Haki Rugovës të LDK-së.

KQZ: Nga 66,6 për qind e vendvotimeve të numëruara, prin Rugova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shpall rezultateve preliminare të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Nga 66,7 për qind e vendvotimeve të numëruara, prin kandidati i LDK-së, Haki Rugova, raporton Ekonomia Online.

Ai ka 6 871 vota (50,8 për qind) kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së që aktualisht ka 6 642 vota (ose 49,2 për qind).

Të ngjashme