KQZ: Hapen me kohë të gjitha vendvotimet

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 07:46 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka filluar procesi i votimit në Komunën e Drenasit (Gllogocit) për raundin e dytë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Fletëvotimet dhe materiali tjetër sensitiv është shpërndarë në të gjitha vendvotimet sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu, sipas raportit nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, të gjitha vendvotimet janë hapur në kohën e paraparë.

Lista përfundimtare e votuesve e certifikuar nga KQZ-ja përmban: 52 569 emra të votuesve në këtë komunë, e cila ka 28 qendra votimi me gjithsejtë 72 vendvotime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme