KQZ-ja çdo vit u’a ndan partive mbi 4 milionë €, në tri vjetët e ardhshme parashikohet më pak buxhet

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka miratuar raporti vjetor financiar për fondin për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Arianit Elshani nga Këshilli për Buxhet dhe Financa tha se 4 milionë e 200 mijë euro shkojnë për parti politike çdo vit.

Poashtu në këtë mbledhje është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të buxhetit të KQZ-së për vitet 2022-2024.

Elshani, tha se për vitin 2022 janë paraparë mbi 6 milionë euro buxhet, njëjtë sikurse në vitin 2023, kurse në vitin 2024 planifikohen mbi 5 milionë euro, raporton EO.

“Në raport me nevojat e KQZ-së dhe në aspekt të resurseve humane buxhetin e planifikuar për vitin 2022 e kemi tejkaluar”.

“Projektet kapitale kemi vetëm 2 në vitin 2022. Për vitin 2022 kemi paraparë 6 milionë  e 210 mijë euro, për vitin 2023 6 milionë e 193 mijë euro si dhe për vitin 2024, 5 milionë e 843 mijë euro”.

Të ngjashme