KQZ-ja certifikon sot kandidatët për kryetar të katër komunave në veri

Prishtinë | 28 Nën 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të certifikojë kandidatët për kryetar të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ky institucion do të mbajë mbledhje në orën 13:00 të ditës së sotme (28 nëntor).

“Sot (e hënë, 28 nëntor, ora 13:00) mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor”.

“Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në rend të ditës është edhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit”.

Të ngjashme