KQZ-ja certifikon të gjitha partitë e mëdha, 34 Iniciativa Qytetare e 23 kandidatë të pavarur

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike. Gjatë mbledhjes KQZ-ja ka certifikuar dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë, raporton Ekonomia Online.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 Iniciativa Qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për regjistrimin e partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka lexuar me radhë të gjitha partitë dhe ka bërë të ditur numrin e kandidatëve për kuvende komunale nga secila parti apo edhe iniciativë.

• Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në 21 komuna për kryetar dhe me 700 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Nisma Socialdemokrate do të garojë në 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Të ngjashme