KQZ-ja duhet ta pres vendimin e PZAP-it për votat nga diaspora për të shpallur rezultatet

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet që të pres vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje vendimin e Gjykata Supreme për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora, raporton Ekonomia Online.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se për këtë çështje duhet të rivendos PAZP-i duke shtuar se do ta respektojnë vendimin dhe do të veprojnë në përputhje me të.

“Sipas vendimit, PZAP-i duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij”.

Sipas tij, shpallja e rezultateve nuk mund të bëhen pa u marrë një vendim për nga PZAP-i, prandaj edhe duhet që të presin vendimin për të proceduar me hapat e tjerë.

“Po sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej”.

Elezi ka sqaruar se brenda dy orësh do të përfundojnë edhe rinumërimi i katër vendvotimeve për të cilat dje mori vendim KQZ-ja.

Ai ka bërë të ditur se mbrëmë pas mesnate ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

“Në këto momente në KQZ është duke vazhduar rinumërimi i katër vendvotimeve që ka marrë dje vendim KQZ-ja t’i rinumërojë”.

“Besojmë se brenda dy orësh do të përfundojmë këto rinumërime”, tha Elezi

LEXONI EDHE:

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Në QNR fillon rinumërimi i katër vendvotimeve

Gepostet von EkonomiaOnline am Samstag, 26. Oktober 2019

Të ngjashme