KQZ-ja e gatshme në tërësi për zgjedhjet e nesërme

Prishtinë | 10 Qer 2017 | 20:05 | Nga

Gjithçka është gati për zgjedhjet e së dielës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mëngjesin e së dielës do të hapen 889 qendra votimi, me gjithsej 2490 vendvotime, ndërsa numri personave me të drejtë vote është 1 milion e 872 mijë e 941.

Për monitorimin e procesit zgjedhor KQZ-ja ka akredituar rreth 30 mijë vëzhgues. Edhe në këto zgjedhje, KQZ do të vazhdoj me publikimin e drejtpërdrejtë të rezultateve të numërimit të votave nga të gjitha vendvotimet. Ndërsa rezultatet e preliminare pritet të dalin para mesnatës, raporton KTV.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thonë se kanë shpërndarë materialet dhe janë të gatshëm për ditën e zgjedhjeve.

Ndërkaq, akuzat e kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, për “kontrabandim materiali pa asnjë marrëveshje” i kanë quajtur të ulëta dhe pa vërteta.

Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka prezantuar komunikimin me KQZ-në, ku ka qenë i përfshirë edhe Halimi. Ai ka prezantuar edhe pamje të shpërndarjes së formularëve, duke thënë se gjithçka është bërë në mënyrë të rregullt dhe marrëveshje me KQZ-në.

Përgjigje nga Halimi, ku KQZ i ofron ndihmë PZAP-së në shpërndarjen e formularëve thotë se ka marrë vetëm dje, pas presionit ndërkombëtar dhe mediatik. Ai ka kërkuar nga KQZ-ja që të marrë masa ndaj zyrtarit të saj Enis Halimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme