KQZ-ja e gatshme për zgjedhje

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 08:38 | Nga

Pas rënies së qeverisë “Mustafa” Kuvendi dhe Qeveria kanë mbetur nën ombrellën e presidentit Thaçi, i cili gjatë ditës së enjte pritet të japë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat planifikohen të mbahen më datën 11 të muajit qershor.

Gjersa i pari i vendit dje ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pestë, në ndërkohë edhe Komisioni Qendror Zgjedhor është shprehur i gatshëm për aranzhimin e procesit zgjedhor të parakohshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndryshe, njohësit e çështjeve ligjore mendojnë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme po i stopon proceset politike dhe po e varfëron ekonominë dhe ka të tillë që mendojnë se kostoja e zgjedhjeve të parakohshme është e parëndësishme karshi dëmit politik që i është bërë skenës politike nga Qeveria që lamë pas.

Në Komisionin Qendror Zgjedhor shprehen të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Zëdhënësi i këtij Komisioni, Valmir Elezi, thotë se KQZ-ja e ka obligim organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për detyrë kushtetuese që të organizojë zgjedhje kurdo që një gjë e tillë kërkohet, prandaj në këtë drejtim KQZ-ja është e mobilizuar për t’i përmbushur detyrimet që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme