KQZ-ja ende po pranon fletëvotime nga jashtë Kosovës për zgjedhjet në Dragash

Prishtinë | 11 Dhj 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor.

Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime, raporton EO.

Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Të ngjashme