KQZ-ja fillon numërimin e 1 806 kutive me vota të ardhura nga diaspora

Prishtinë | 05 Nën 2019 | 21:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka filluar numërimi i fletëvotimeve të aprovuara të diasporës, raporton EkonomiaOnline.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se numërimi i këtyre votave pritet të përfundoi brenda 1 orë e gjysmë

I pyetur për shpalljen e rezultateve  përfundimtare, Elezi ka thënë se nesër do të kërkojnë konfirmimin nga dy institucionet relevante, siç është Gjykata Supreme dhe PZAP-ja dhe më pastaj do të vendosin për shpalljen e tyre.

“Ashtu siç kemi shpjeguar këto ditë, nesër gjatë ditës do të komunikojmë me institucionet tjera, PZAP dhe Gjykatën Supreme, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

“Gjatë 1806 pako të supozuara me fletvotime prej të cilave në fund 2449 pako të fletvotime të individualizuara. 2039 janë aprovuar kurse janë refuzuar 410 të tjera. 2039 janë pako që mendohet se do të jenë vota”, ka thënë Elezi.

Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket 1806 kutive me vota të ardhura nga diaspora.

Aty shkruhet se miratohet si e bazuar ankesa e VV që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa derisa, detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Të ngjashme