KQZ-ja hedh shortin për renditjen e subjekteve politike, Daka kërkon të respektohet ligji

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 16:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, raporton EkonomiaOnline.

Kryetarja Valdete Dak, tha se do të angazhohen që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa kërkoi nga partitë politike të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

“Në emër të KQZ dua të garantoj të gjithë sidomos qytetarët se KQZ do të angazhohet për zgjedhje të lira. Subjektet politike kanë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ftoj ato të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. KQZ është duke treguar integritet të lartë të procesit zgjedhorë, edhe kësaj radhe personat e përfshirë në vepra penale nuk do të jenë pjesë e procesit zgjedhor”, tha ajo.

25 subjekte janë certifikuar nga KQZ-ja në zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.

Numrat e partive politike fillojnë nga 111 deri më 135 dhe janë si në vijim:

Partia e Ashkalinve për Integrim- 113

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 112

Pokred Zagora – 117

Partia Liberale Egjiptiane- 111

Kosavaki Nimeni Rakova- 130

Koalicioni AAK-PSD- 119

Ismet Kasi – kandidat i pavarur- 132

Partia Euroatlantike e Kosovës- 129

Graqanska Inicijativa Gore- 133

Partia Fjala- 125

Koalicia Vakat- 124

Partia Kosovski Serbia- 115

Lista Serbe- 135

Iniciativa e re Demokratike e Kosovës- 131

Lëvizja Vetëvendosje- 126

Nisma- AKR-PD- 122

Stranka Demokratske Akcije – 114

Kosova Demokratik Turk Partise- 127

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës- 128

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 134

Koalicioni Slloboda- 120

Nova Demokraca Stanka- 118

Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës- 116

Samostalna Liberalna Stranka – 121

Të ngjashme